Ronaldo kohët e fundit shkoi në “luftë” para ish-klubit të tij të Juventusit. Portugezi kërkoi që “Zonja e Vjetër” t’i paguante 19.5 milionë euro për paga të prapambetura. Ai ishte larguar nga klubi i Piemonte në kushte të këqija. Sot duket se situata po rregullohet edhe pse…
E urdhëruar të paguajë gjysmën e asaj që kërkoi CR7 (19.5), ose rreth 9.8 milionë, “Zonja e Vjetër” vendosi të apelojë këtë vendim siç raportohet nga ‘Mundo Deportivo’. Klubi italian tregon se kurrë nuk ka dashur ta mashtrojë Cristiano Ronaldon me një “manovër rroge”.
Megjithatë, Bordi i Arbitrazhit e gjeti Juventusin përgjegjës për pagat e humbura të yllit portugez dhe e urdhëroi atë të paguante vetëm gjysmën. Ndërsa tani është në anën e Gjirit Persik, duket se CR7 nuk ka përfunduar problemet me Kontinentin e Vjetër.