Ish-portieri i Chelseat, braziliani Ricardo Prasel i cili ka ndërtuar një karrierë në MMA vitet e fundit, u rikthye pas një pushimi të gjatë dhe performoi në eventin KSW 94 të mbajtur mbrëmë në Gdansk të Polonisë.
Prasel pati një ‘përleshje’ me sllovakun Stefan Vojçak, e cila ishte e para pas një pauze dy vjeçare dhe përfundoi keq. Prasel humbi me KO gjatë raundit të dytë, kur Vojçak e tronditi dhunshëm me një grusht shkatërrues dhe e dërgoi në tapet.
Gjyqtari e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe Prasel nuk mundi të ngrihej as nga dyshemeja e tetëkëndëshit për një kohë të gjatë, ndërsa mjekët i dhanë ndihmë pasi para KO, gjatë një rënieje ka pësuar edhe një dëmtim të rëndë në shpatull.
I gjatë 2.02 metër, braziliani 33-vjeçar ka qenë pjesë e Chelseat në sezonin 2009-2010 dhe ishte portier i tretë pas Petr Cech dhe Henrique Hilarip.
Ricardo Prasel, nosso Alemão, acabou se lesionando durante o combate contra Stefan Vojcak e tomou o nocaute. Que se recupere logo e volte para as batalhas. 🇧🇷😢#KSWnoCombate pic.twitter.com/PvN8P7p9mL
— Combate (@combate) May 11, 2024