Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi se negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme nëse Vladimir Putin ndal bombardimet. Këtë deklaratë zyrtarja evropiane e bëri në një takim me ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani.
“Nëse Putini ndal bombardimet, mund të ketë negociata paqeje të nesërmen, por procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga ukrainasit. Është e drejta e tyre ta bëjnë këtë”, tha von Der Leyen.
“Pas Luftës së Dytë Botërore ne ndërtuam një rend paqeje, bazuar në sovranitetin legjitim të vendeve anëtare dhe të drejtën ndërkombëtare. Rusia po e sfidon të gjithë këtë,” nënvizoi ajo.