Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në humbjen 3-1 të Rubin Kazan ndaj Spartakut të Moskës. Vendasit realizuan me Bongonda, Zobnin dhe Martins, për t’i bërë kështu gjërat e lehta.

Në minutat e fundit të sfidës, Daku shfrytëzoi në maksimum një asist të Shabanhaxhaj, për të ngushtuar shifrat. Për lojtarin kuqezi, ky është goli i nëntë në Rusi, në 27 ndeshje. 26-vjeçari ka dhuruar gjithashtu, edhe katër asiste.

Goli