Havier Zaneti zbulon disa nga sekretet e titullit kampion të Interit dhe flet për festën e çmendur të zikaltërve. Zëvendëspresidenti tregon etapat se si u ndërtua ky grup i jashtëzakonshëm që shkroi një faqe të artë të historisë së kësaj skuadre, ndërsa më tej tregoi për objektivat.
FESTA- Një moment historik kur shkova në “Duomo” dhe pashë aq shumë tifozë të lumtur dhe të dashuruar me ngjyrat zikaltër. Dëgjova korin tim dhe entuziazmin që ishte i jashtëzakonshëm. Unë kam parë familje, fëmijë dhe emocione të mëdha për fitoren e këtij kampionati që ishte ylli i dytë. Një nga faqet më të bukura të historisë. Kisha shumë emocione”.
TITULLI- “Ishte një titull i kërkuar me forcë që nga dita e parë e stërvitjes, ku djemtë, trajneri dhe të gjithë ne ishim të fokusuar për këtë objektiv. E dinim që kishim një skuadër të fortë dhe thjesht duhet ta konfirmonim në fushën e lojës. Lojtarët ishin fantastikë. E dominuam kampionatin duke treguar edhe lojë të bukur. Tifozët janë argëtuar”.
OBJEKTIVI- “Ne nuk jemi fshehur kurrë. Qoftë në mbledhjet brenda skuadrës ashtu edhe në deklaratat jashtë. Kemi thënë që do të jemi kompetitivë gjithmonë dhe në futboll mund të fitosh apo të humbasësh”.
KRAHASIMET- “Sigurisht që emocionet janë të njëjta me titujt që unë kam fituar në karrierë, edhe pse në situata të ndryshme. Vlerat që kemi përcjellë si skuadër po ashtu janë të njëjta. Ky grup u përbë nga djem të jashtëzakonshëm, sidomos jashtë fushës së lojës. Kjo është diçka shumë e rëndësishme që ndihmon ekipin të fitojë”.
FIKSIM- “Jo. Kampionati nuk ka qenë kurrë fiksim për t’u fituar. Ishte një ëndërr që nga e diela në të diel u bë realitet. Kemi parë një skuadër që nuk ka qenë kurrë në vështirësi. Kultura e punës që ishte e shihje që këta djem donin patjetër titullin”.
MOMENTI- “Muaji janar ishte shumë i rëndësishëm sepse ishin ndeshjet afër me njëra-tjetrën. Fitoret radhazi na ndihmuan për të krijuar diferencë me skuadrat e tjera dhe Interi u bë një ekip i fortë mendërisht që sfidoi edhe lodhjen”.
DERBI- “Është diçka unike që të shpalleshim kampionë në derbi. Ndodh shumë pak dhe përfituam nga kjo mundësi. E dinim që do të ishte e vështirë sepse në anën tjetër donin ta evitonin të gjithë atë që ndodhi më vonë. Djemtë ishin të fantastikë, edhe pse vuajtën pak në fund. Por kjo është pjesë e ADN-së së Interit”.
ÇMENDURI- “Është e vërtetë që Interi ka qenë më pak i çmendur në këtë sezon sepse ka pasur vazhdimësi dhe e ka kontrolluar fatin e tij më së miri. Ka qenë një nga sekretet e titullit”.
RIVALËT- “Ne mendonim se Napoli do të ishte ekip i fortë edhe këtë sezon, por e dinim që edhe Milani dhe Juventusi do të luftonin për këtë objektiv. Por ne e dinim që po të bënim atë që donim, do ta kishin të vështirë”.
INZAGI- “Ishte special mbi të gjitha kur qëndronte i qetë në momentet e vështira. Ishte i bindur se çfarë mund të bënte dhe besonte në punën e tij. Ishte shumë i kritikuar, por aty u tregua edhe forca e klubit. Kur zgjedh një trajner, duhet t’i japësh edhe kohën që të punojë. Në një rrugëtim ka ulje-ngritje të shumta”.
SI MOU- “Janë persona të ndryshëm. Të dy kanë personalitete të ndryshme. Inzagi është i qetë, Murinjo ishte shpërthyes. Janë të dy trajnerë të mëdhenj që të sjellin fitoren. Të gjithë e dimë çfarë ka bërë Mou, por e dimë që edhe Inzagi do të na çojë larg. Uroj që të qëndrojë sa më shumë në ekipin e Interit”.
LIDERËT- “Lautaro kur shënon gol dhe mënyra si transformohet. Ai tregon që është një lider i vërtetë. Turam ishte surpriza e bukur e këtij sezoni”.
CHAMPIONS- “Fitorja e këtij trofeu si drejtues i Interit është një ëndërr e madhe për mua. Shpresoj që ta bëjë realitet, por kjo skuadër nuk ka limite dhe nga viti në vit është duke u përmirësuar. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë nëse e fitojmë”.