Zonjat e Trashëgimisë është ekspozita e çelur në hollin e Akademisë së Shkencave kushtuar Grave të Trashëgimisë dhe me kontribut të spikatur, pjesë e monumenteve, arkeologjisë dhe kulturës popullore. Këto emra, me sakrificën dhe punën e tyre përbëjnë frymëzim për brezat e ardhshëm në fushën e trashëgimisë. Në këtë kuadër, kjo ekspozitë mbahet në strehën e tyre të natyrshme, Akademinë e Shkencave.

Për kontribut të veçantë në historikun e grave të shkencës vihet në dukje puna e arkeologeve të para: Aleksandra Mano, Hava Hidri etj, të etnologeve e bizantologeve të para, që nga Musine Kokalari, apo Sabiha Kasimatit, biologia e parë shqiptare. Më pas aktiviteti vijoi me diskutimet e studiuesve të njohur të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri dhe u diskutua rreth rolit të rëndësishëm që luajnë gatë në arkeologji, muzikologji, art dhe vlerësimin e monumenteve të kulturës.