Pas një gjysmë sezoni me Salernitana, Jérôme Boateng ka një klub të ri. Qendërmbrojtësi 35-vjeçar ka nënshkruar për LASK këtë të premte dhe ka një kontratë me skuadrën austriake për dy sezone, deri në verën e vitit 2026.
“Kam pasur oferta të shumta, por qëllimisht zgjodha LASK, sepse rruga sportive, ideja dhe vizionet e klubit më bindën plotësisht. Për mua kjo është shumë më e rëndësishme se faktori financiar. Jam plot energji dhe do të bëj gjithçka që të jem sa më i suksesshëm”, tha gjermani për mediat e skuadrës.