Grida Duma: Përfiton gjë nga kalimi i përgjegjësisë te Monika, Iliri?
Gentjan Rumao: Po tentojnë të dy t’i krijojnë mundësi njëri-tjetrit, pikërisht për faktin sepse qëndrimi që ka mbajtur Prokuroria e Posaçme në kërkesat që i drejton gjykatës për sa i përket grave, është gjithmonë më i butë.
Pra nuk shkon deri në masën shtrënguese më të madhe që është arresti në burg, siç është për burrat. Zakonisht kërkojnë detyrim paraqitjeje ose më e fundit arrest shtëpiak.