Pasi vendosi të hiqte dorë nga Ferma VIP, Albano Bogdo ishte i ftuari i sotëm në Ferma Club.
Padyshim që aktori nuk mund të largohej pa folur për një nga raportet më të përfolura të këtij reality show, atë me Baby G.
I pyetur nga moderatorët se si do vazhdojë marrëdhënia jashtë mes tyre, Albano foli me konsideratë për fermerën.
“Baby është një vajzë shumë e mirë. Nuk më nxjerr mua keq po nuk desha vetë të dal keq. Meqë është femër i thash nja 2-3 Prime rresht që ça të thuash është ok. Është vajzë shumë e mirë dhe i kam bërë komplimente të sinqerta. Ka një limit se sa shok mund të bëhesh në një reality show“, tha ish-fermeri.