Nga data 17/6 deri në 11/7, Afërdita do të jetë në Gaforre, duke u mundësuar disa shenjave të jetojnë momente të bukura familjare, të zhvillojnë lidhje të reja emocionale, të përmirësojnë marrëdhëniet me të dashurit e tyre, shtëpi ose të zgjidhin çështjet pronësore-trashëgimtare në favor të tyre. Si çdo Afërditë, Afërdita në Gaforre do të sjellë një përmirësim në financat dhe lidhjet e dashurisë, por edhe në përditshmërinë e të gjithë neve. Megjithatë këto 4 shenja janë më të favorizuara dhe me fat.

BRICJAPI
Afërdita në shtëpinë tuaj të 7- të diellore , deri në dhjetëditëshin e parë të korrikut, do t’ju ofrojë disa mundësi për të përmirësuar jetën tuaj të dashurisë. Do të keni fat, nëse jeni beqarë, përmes njohjeve të reja, të krijoni një lidhje, pasi njiheni si një person i besueshëm! Jo vetëm që do të dalë natyra juaj romantike dhe sensuale, por në të njëjtën kohë do të arrini në mënyrën tuaj unike të fitoni simpatinë. Përveç kësaj, do t’ju japë mundësinë për partneritete të dobishme ose për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me njerëzit përreth jush dhe veçanërisht me partnerin tuaj.

PESHQIT
Afërdita në shtëpinë tuaj të 5- të sjell një përmirësim të dukshëm në jetën tuaj të dashurisë , ose të paktën ju bën të ktheheni drejt dashurisë, në mënyrë që të mbushni boshllëqet në zemrën tuaj dhe të përjetoni më shumë momente lumturie, duke harruar streset dhe sforcimet e përditshmërisë. Nëse tashmë jeni të fejuar, është periudha ideale për të zbutur tensionet me partnerin, por edhe për të shijuar momentet tuaja private, ndërkohë që do ta kaloni kohë shumë të bukur me fëmijën apo fëmijët tuaj

BINJAKËT
Afërdita hyn në shtëpinë tuaj të dytë , duke sjellë para dhe mjaft emocione. Ndoshta do të “godasë” drejtpërdrejt në anën tuaj emocionale, atë që përpiqeni të fshihni. Për sa i përket romancës, do të ndiheni pak të lodhur nga kërkimi i kënaqësisë dhe do t’ju duhet të hidhni spirancën në një port, derisa të rimbushni bateritë dhe e vërteta është se nuk do të keni vështirësi për të gjetur personin e duhur. Përveç kësaj, është një periudhë e favorshme për marrëveshje dhe investime të reja financiare.

SHIGJETARI
Ju Shigjetarëve iu presin gjëra të bukura si në aspektin financiar ashtu edhe në atë romantik. Përfitoni nga kushtet pozitive që do të krijohen dhe mundësitë që do të shfaqen për të mbyllur detyrimet tuaja financiare.
Nga ana tjetër, shumë shpejt parashikohet të keni një takim interesant, do të tërhiqni një person me të cilin do të keni kimi dhe ndoshta do të qëndroni me të për një verë (ose më gjatë).