Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, e si pasojë ka mbetur i plagosur një minator.
Top Channel mëson se ai ka mbetur i plagosur rëndë në një nga galeritë private të minierës.
Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitaline Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.