Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.
Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre por për korrupsion pasiv.
Edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale. Ajo u dënua më shkallën e parë për prostitucion ndërsa vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit aktiv.
Gjici e Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke i zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite për Gjicin e 1 vit për Alma Kaçin. Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.