Aktori Albano Bogdo është larguar përfundimisht nga “Ferma VIP”.
Që pas spektaklit të djeshëm, ku u publikuan disa video me momente intime mes aktorit dhe këngëtares Baby G, Albano është përballur me një sërë dilemash, por edhe diskutime të shumta me fermerët e tjerë.
Gjatë ditës së sotme, Albano është përballur me injorimin e Baby G, por edhe me fermerët e tjerë, të cilët kanë qenë më të tërhequr.
Edhe pse aktori pranoi se ndjenjat ja ka shprehur Baby G në një moment dobësie, por kanë qenë të vërteta dhe nuk e ka gënjyer asnjë herë.
E gjithë situata dhe përballja me pjesën tjetër të fermerëve, duket se e ka shtyrë Albanon që të largohet përfundimisht nga ky rrugëtim, pak ditë para finales së madhe.