Së bashku me Noa Argamanin, Almog Meir dhe Shlomi Ziv, sot u lirua edhe Andrei Kozlov, një tjetër nga pjesëmarrësit e zënë rob nga Hamasi në festivalin e Supernovës në shkretëtirën e Negevit më 7 tetorin e vitit të kaluar. Kozlov, i cili është 27 vjeç, lindur në Shën Petersburg, ishte transferuar në Izrael vetëm një vit e gjysmë më parë, dhe punonte si roje sigurie në këtë festival.
Në kohën e bastisjes së Hamasit, ai ishte duke komunikuar përmes mesazheve SMS me babain e tij, ku i tha se mund të dëgjonte zhurmën e armëve rreth tij. Gjithashtu ai u kishte shkruar mesazh edhe disa prej miqve ku deklaronte se nuk kishte ku të fshihej.
Për lirimin e tij, si dhe të tre pengjeve të tjerë gjithashtu me nënshtetësi ruse, Aleksandr Lobanov dhe Aleksandr Trufanov, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Kozlov kishte ardhur në Izrael në një program stazhi Masa. Ai jetonte në Rishon Lezion, jashtë Tel Avivit. Nëna e tij u zhvendos në Izrael pas rrëmbimit të tij.