Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit për Fredi Belerin. Mësohet se Beleri është paraqitur në seancë bashkë me Pandeli Kokaveshin.
Gjatë procesit avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Daniela Sharka, pasi sipas tyre nuk është e caktuar me short.
Megjithatë për këtë kërkese të tyre prokurori Adnand Xholi ka thënë se kjo nuk e pezullon procesin dhe se sipas tij seanca duhet të vijojë. Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe gjykata duke thënë se kërkesa e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares nuk është shkak për ndërprerje të seancës dhe se gjykimi do të vijojë procesin.
Diskutimet gjatë seancës:
Në këtë seancë avokatët e Belerit janë shprehur: “Çështja është caktuar në mënyrë manuale këtij trupi gjykues dhe nuk është zgjedhur me short. Në këto kushte veprimi procedura është i pavlefshëm, pasi relatori caktohet me short. Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka në cilësinë e kryesueses, sepse nuk jeni caktuar me short. Ne do të depozitojmë kërkesë me shkrim për përjashtim”. Nga ana e tij prokurori Adnand Xholi ka theksuar: Është një kërkesë që nuk e pezullon procesin gjyqësor dhe për ne duhet të vijojë seanca.
Gjykata: Kërkesa për përjashtim nuk është shkak për të ndërpresë seancën. Gjykimi do të vijojë procesin
Avokatët e Belerit: Nuk janë respektuar afatet për njoftimin e avokatëve dhe nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive për Belerin
Beleri është i dënuar me 2 vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Pas zgjedhjes si eurodeputet nga listat e kandidatëve të partisë “Nea Demokracia” në Greqi, Fredi Beleri ka krijuar një ngërç politik edhe ligjor.