Në krye të bashkisë Himarë është komanduar Arqile Bollano. Ky i fundit u zgjodh me 12 vota pro nga Këshilli Bashkiak pasi Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara.
Kujtojmë se dy ditë më parë la postin e saj, kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala.
Bala e dorëzoi detyrën, rreth dy muaj pasi e kishte marrë. Në letrën e saj të dorëheqjes, ajo shkruante se detyrën po e linte për “për arsye personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë.”