Mesditën e kësaj të mërkure, ish kreu i Kadastrës Artan Lame u paraqit në SPAK.
Lame ka drejtuar për katër vite Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, një institucion që u krijuar si bashkim i ALUIZNI-t me Hipotekën. Ai dha dorëheqjen nga ky post në mars të vitit të kaluar dhe në vend të tij, u emërua Dallëndyshe Bici.