LUANI- Luanit i pëlqen teatri dhe aktrimi. I pëlqen skena dhe bota. Ai është edhe pak mbret i dramës në jetën e tij, ndaj profesioni i aktorit i shkon si dorezë. Luani do të çmendej nëse do t’i jepej shansi për të luajtur një rol që do të lërë një epokë dhe do të jetë i veçantë. Ai ka një dashuri të madhe edhe për kostumet teatrore…

PESHORJA- Peshorja mund të përfitonte lehtësisht nga talenti i saj për të folur dhe të bëhej poete ose shkrimtare. Ajo e do dhe e vlerëson të bukurën, ndaj mund të bëhet edhe skulptore apo piktore sepse e percepton vetëm me një shikim bukurinë që të tjerët rreth saj nuk e shohin.

PESHQIT- Peshqit kanë një imagjinatë të pafundme. Ata janë të vetmët që mund të shkruajnë poezi dhe libra me histori dhe komplote të pabesueshme që askush tjetër nuk mund t’i mendojë. Megjithatë, një nga talentet e mëdha të Peshqve është kërcimi. Askush nuk kërcen aq mirë dhe nuk mund të lëkundë trupin e tij si Peshqit. Ai mund t’ju magjepsë me lëvizjet e tij. Nuk ka rëndësi nëse do të merret me baletin klasik apo me ndonjë lloj kërcimi.