Gazetari italian Di Marzio raportoi në publikimin e tij se Maurizio Sarri i është përgjigjur negativisht propozimit të Panathinaikosit, për të marrë drejtimin teknik të skuadrës helene.

Por sipas informacioneve greke, tekniku italian 65-vjeçar nuk u ka dhënë asnjë përgjigje drejtuesve të Panathinaikosit.

Këtë informacion e thekson edhe gazetari italian Alfredo Pentula. Sipas tij drejtuesit e skuadrës greke janë në pritje të përgjigjes përfundimtare të Maurizio Sarrit deri në mbrëmjen e sotme.