Aksident në aksin Elbasan Cërrik pranë fshatit Papër. Autovetura përplaset me furgonin e mallrave, një grua dërgohet në spital për të marrë ndihme mjekësore.
Aksidenti ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Papër ku edhe sinjalistika dikton kufizim të shpejtësisë për shkak të lëvizjes së nxënësve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Paraprakisht gjykohen se mjetet janë përplasur për shkak të shpejtësisë tej normave.