Pas një seance të nisur që prej orëve të para të mëngjesit, Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi të mbyllur shqyrtimin. Në përfundim të shqyrtimit, vendosi të shtyjë marrjen e vendimit për çështjen e Fredi Belerit në datë 25 qershor e martën ora 13:00.
Gjatë seancës së sotme Beleri kërkoi pafajësinë duke kundërshtuar dënimin me dy vite burg.
Që në orët e para të mëngjesit seanca në Gjykatën e Apelit, u zhvillua me një sërë diskutimesh nga ana e avokatëve mbrojtës të kryetarit të zgjedhur të Himarës.
Gjithashtu Fredi Beleri pretendoi se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe sipas tij provat janë manipuluar. Por ajo çfarë u evidentua nga prokurori Xholi është fakti se sipas tij ka pasur shkelje të ligjit.
“Veprimet e para të prokurorëve të Vlorës janë kryer në datë 8 maj ndërsa në datën 9 janë bërë hedhjet në sistem online nga ana e sekretarisë dhe kjo do të thotë se janë kryer shkelje të ligjit”, tha ai, duke shtuar: “Lidhur me pretendimet se Arsen Rama nuk ndodhej ne Himare ne datat 10,11,12, është pretendim i pa mbështetur ne prova. Ne momentin e kqyrjes se telefonit të Arsen Ramës, kishte karte sim Vodafone (209) numri ne fund. Nga dëshmia e Arsen Ramës: Telefonatat me Pandeliun kane qene me telefon, ndërsa me Belerin kam komunikuar ne Ëhatssap. Evidentohet fakti se Arsen Rama ka biseduar ne telefon me Belerin ne datat 21.04,22.04,26.04. Referuar të dhënave të tabulateve të Arsen Rames, takimeve me Belerin e Kokaveshin, Arsen Rama ka qenë ne territorin e Himarës, ndryshe nga çfarë pretendon mbrojtja. Ne intervalin kohor 10:17-10:20 është kapur nga sinjali i antenës ne Himare. Ne intervalin 23:14-23:17, është kapur nga sinjali i antenës Potam.”