Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “News Line”, u shpreh se SPAK duhet të hetojë Sali Berishën për fondet e gjyqeve jashtë.
“Kur një udhëheqës për një periudhë të gjatë tregon rrezik në botën perëndimore, kur ne kemi aspiruar perëndimin, paskemi pasur një krye një individ me një ushtri të tërë anti-perëndimore. Ne kemi kaluar një kalvar të tmerrshëm duke pasur në krye një anti-perëndimor.
Por duhet të pyesim ku i gjen Berisha këto fonde për të paguar gjyqe jashtë vendit? Por ka një tragjedi, sepse të gjitha janë paratë e njerëzve. Sali Berisha me gjithë këtë turr e vrap të madh parash, mendoj që guximi i tij është tek pasuria e tij dhe tek një ushtri e tij terroriste”, tha Çupi.
Gjatë kësaj interviste, theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha është njeriu më i pandershëm që ka pasur vendi, dhe se gjithë jetën e tij ka qenë i korruptuar.
“Gjëja e parë që ka bërë ka futur duart në fondet shumë të vogla në PD. E gjitha kjo funksionon në bazë të miteve që i krijon vetes. Deri ditën që ne të shohim në burg një fajtor kaq të madh ne jemi të paqetë”, tha Çupi.