Ish kryeministri Sali Berisha, humbi të hënën apelin e tij kundër ndalimit të hyrjes në Britani. Berisha do të vijojë të jetë kështu ‘non grata’ në Britaninë e Madhe, për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, vendim i marrë ndaj tij në vitin 2022.
Lidhur me këtë ka folur në “Tirana Live”, analisti Arben Meçe, i cili ka deklaruar se vendimi ishte bllokues përsa i përket marrëdhënieve të Britanisë me Berishën.
Ai e ka konsideruar si një akuzë të drejtpërdrejtë, që Berisha ka lidhje me grupe të organizuara kriminale.
“Sali Berisha përbën një element që rrezikon sigurinë e Britanisë. Këto programet si CIA apo FBI janë më të qendrueshmet në Angli. Ka një muaj e gjysmë që ky gjyq zhvillohet dhe të gjithë mediat afër Berishës nuk kanë folur lidhur me këtë çështje, përveç një reagimi të Berishës ndaj ambasadorit të Anglisë. Anglezët e kanë thënë qartë se Berisha është një person i lidhur me grupet e organizuara kriminale. Akuza është e drejtpërdrejtë, nuk flitet në parim. Ka një ndryshim serioz mes shtetit anglez dhe shtetit amerikan. Kur vjen puna në shtet, në pjesën ekzekutive, qendrueshmëria është e padiskutueshme. Ne e kemi parë Berishën për dy vjet dhe i gjithë qendrimi i faktorit amerikan ka qene i dukshëm”, tha ndër të tjera analisti.