Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shijuar disa ditë relaksi në ishullin Ummahat, në Arabinë Saudite.
Pushimet e dokumentuara çdo ditë nga modelja në rrjetet sociale, duke u treguar fansave të saj se ku ndodhet dhe si i kalon ditët. Ndjekësit e partneres së CR7 nuk kanë mundur të mos vënë re disa detaje shkëlqyese në imazhet e shpërndara në Instagram.
Georgina në fakt para se të dilte në plazh kishte veshur bizhuteri shumë të shtrenjta që nuk i hiqte as kur lahej. Por sa kushtojnë këto bizhuteri të Zonjës Ronaldo?
Futbollisti i Al-Nassr Georgina dhe pesë fëmijët e tyre zgjodhën të qëndrojnë në St Regis Red Sea Resort për pushimet e tyre në Ummahat.
Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale mund të shihni bizhuteritë ultra luksoze që ka veshur Georgina për të shkuar në plazh apo në pishinë.
Për shembull, në selfie me bikini rozë, modelja mban një gjerdan me një varëse smeraldi në qafë, ndërsa në pamjen ku shihet duke ngritur një pjatë me bukë të thekur dhe patate të skuqura, shihet byzylyku Cartier me vlerë 8700 euro dhe një orë ari.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi Georgina ka publikuar edhe një video shumë të shkurtër në të cilën zhyt dorën në ujë dhe tregon unazën e mbushur me diamante. Seria e shkrepjeve të shpërndara në rrjetet sociale shoqërohet me mbishkrimin: “Bota ime”.
Edhe gjatë një pushimi të fundit në Sardenjë, Rodriguez tregoi gjithashtu disa nga bizhuteritë e saj të çmuara: unaza diamanti dhe rubini, gjerdan dhe vathë të mbështjellë me diamante.
Sigurisht që nuk është asgjë e re që Rodriguez është adhuruese e luksit: në gardërobën e saj ka çanta Kelly dhe disa Birkins. Aksesorë jo për të gjithë, po të kihet parasysh se vetëm çanta prej lëkure krokodili ka një vlerë rreth 300 mijë euro.