“Hall of Famer” i WWE dhe babai i Roman Reigns, Sika Anoa’i është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.
Anoa’i është shpallur tre herë Kampion Tag Team së bashku me vëllain e tij, Afa në skuadrën e njohur “The Wild Samoans”, në vitet ’70-‘80.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Roman Reigns shkroi: “Familja ime dhe unë i falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe për babain tim, Pola’ivao Leati Sika Anoa’i, i cili do të mbahet mend përgjithmonë si gjysma e ekipit të The Wild Samoans. Babai im pati një ndikim të thellë në të gjithë familjen time dhe ne jemi gjithmonë mirënjohës për themelin që ai ndërtoi për ne. Nuk ka asnjë mënyrë për të mbushur boshllëkun e lënë nga vdekja e tij, por unë dhe motrat e mia do të bëjmë çmos për ta përfaqësuar atë dhe trashëgiminë e tij. Prehu në pushtet, babi. Ne të duam ty”.
Reigns nuk është shfaqur në WWE që nga WrestleMania 40 në prill, kur humbi titullin kampion të WWE nga Cody Rhodes. Kjo i dha fund mbretërimit të titullit 1,316-ditor të Reigns, i katërti më i gjatë në historinë e WWE.