Lojtari i Shqipërisë, Armando Broja komentoi humbjen 1-0 me Spanjën, rezultat ky që bëri që kuqezinjtë të largohen me 1 pikë nga Europiani.
“Një turne shumë i bukur që vjen çdo 4 vjet. Mund të luash vetëm 1 herë në jetë dhe çdo lojtar do të luajë çdo minutë. Kisha pas qejf dhe unë të luaj sa më shumë. Në fund jam lojtar dhe duhet të respektoj çfarë thotë trajneri dhe ato minuta të jap maksimumin. Në ndeshjen e parë ndoshta mundesha më mirë. Në ndeshjen e dytë ndoshta kisha pas më shumë mundësi, kisha pas shumë qejf. Duhet të respektosh trajnerin në fund.
Tifozët më kanë ndejt gjithmonë mbrapa. Është gjë shumë e bukur, kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët që më kanë mbështetur dhe më kanë ndihmuar shumë. Dhe kur u dëmtova më kanë qëndruar mbrapa.
Evertoni? Nuk e di. Duhet me fol me familjen, duhet dhe pushim, sezoni nuk shkoi si doja. Sezoni tjetër them unë do shkojë shumë mirë”, u shpreh Broja.