Një grumbull plehrash ku janë gjetur qese boshe kokaine shënoi fillimin e një hetimi ndërkufitare nga policia italiane dhe që çoi në çmontimin e një organizate kriminale me bazë në Shqipëri, e përfshirë në trafikun e drogës në shkallë të gjerë dhe grabitje të armatosur.

Në Faenza, karabinierët e departamentit operativ të komandës provinciale të Ravenës dhe të kompanisë Cc të Faenza-s, të mbështetur nga një ekip mbështetës operacional i Regjimentit të 5-të të Karabinierëve “Emilia Romagna” të Bolonjës, të një njësie qensh të Guardia di Finanza si dhe dy vëzhgues nga Policia Federale belge arrestuan një 42-vjeçar me origjinë shqiptare, që besohet se ishte në krye të organizatës kriminale.

Gjatë kontrollit në shtëpi, personit i janë sekuestruar telefonat dhe paratë.

Zhvillimet e mëvonshme bënë të mundur konstatimin se personi, i njohur me emra të ndryshëm personalë, kishte një urdhër burgimi të lëshuar nga Prokuroria Publike e Gjykatës së Apelit të Firences për shkak se ai u shpall fajtor për lëndë narkotike dhe i duhet të vuajë ende një dënim të mbetur prej dy vjet, shtatë muaj e 11 ditë burg.

Në përfundim të operacionit, i arrestuari u dërgua në burgun e Ravenës.