Shqipëria po përgatitet për Europianin e Gjermanisë, aty ku do të përballet në grupin e “ferrit” me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, me shanset për kuqezinjtë që duken shumë të vogla. Gjithsesi, portali gjerman “Onefootball” e sheh skuadrën e Sylvinho-s si një surprizë në këtë Europian.

“Le ta pranojmë, shanset e Shqipërisë në Grupin B të ‘EURO 2024’ duken të vogla. Ata do të ndeshen me gjigandët e futbollit botëror- Itali, Spanjë dhe Kroaci. Por gjëra të çuditshme kanë ndodhur në futboll, apo jo?”, shkruan në fillimin e artikullit të tij portali gjerman.

Duke marrë drejtimin në kualifikueset e Europianit, ai fitoi grupin me Shqipërinë, një grup që përmbante Republikën Çeke dhe Poloninë. Kjo, së bashku me nënshtetësinë e tij shqiptare (e dhënë për heronjtë e kombëtares) e ka bërë atë një person të dashur për tifozët”.

Pas Sylvinho-s, “Onefootball” nuk la pa përmendur dhe Jasir Asanin, që e quan si heroin e papritur të Shqipërisë. “Harrojeni Messi-n, harrojeni Mbappe-n. Heroi i papritur i Shqipërisë mund të jetë Jasir Asani, një sulmues i cili nuk shkëlqeu në Hungari, por që Sylvinho pa potencial. Një sulmues që godet me të majtën dhe luan në të djathtë, i cili përshtatet shkëlqyeshëm në skemën 4-3-3. Asani e shpërbleu këtë besim me tre gola dhe tre asiste në kualifikuese, duke shfaqur momente të magjisë së pastër”.

Gjithashtu “Onefootball” komenton pikën e fortë të Shqipërisë, që është mbrojtja, ndërsa sulmin e quan si një pikë të dobët, teksa mendon se Shqipëria, edhe pse si skuadra e dytë me më pak shanse për të fituar kampionatin Europian (pas Gjeorgjisë), mund të jetë një surprizë në grupin e “Ferrit” dhe pritet të mos t’ia bëjë aspak të lehtë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.