Miqësorja e fituar përballë Irlandës së Veriut në shifrat 5-1 I ka dhënë mjaft zemër përfaqësueses spanjolle, njërës prej rivaleve të Shqipërisë në Grupin B të “Gjermani 2024”.
Në fund të takimit komisari teknik i Spanjës tha: “Miqësoret e luajtura në ditët e fundit na kanë ndihmuar shumë në planin personal. Kam vënë re se të gjithë janë të uritur për trofe!”.
Mes të tjerash Luis de la Fuente tregon se pas miqësoreve të zhviluara këto ditë ka kuptuar se skuadra e tij nuk ka vetëm 11 lojtarë titullarë.
“Kam parë se mund të zgjedh mes shumë futbollistësh për të ndërtuar formacionet në ‘Euro 2024’”, shpjegoi iberiku.
Post – Miqësorja e fituar përballë Irlandës së Veriut në shifrat 5-1 i ka dhënë mjaft zemër përfaqësueses spanjolle, njërës prej rivaleve të Shqipërisë në Grupin B në fazën finale të “Gjermani 2024”.