Kombëtarja shqiptare përfundoi dje rrugëtimin e saj në “Euro 2024”, e renditur në vendin e fundit në Grupin B.
Një pozicionim i pritshëm dukë parë se çfarë ekipesh do kishim përballë si Italia, Spanja, apo dhe Kroacia.
Ndonse të gjithë ishim të vetdijshëm për fundin e këtyre sfidave, edhe pse duhet theksuar se performanca ka qenë e kënaqshme, i vetmi që delironte dhe bënte qesharak Kombëtaren shqiptare, ishte kreu i FSHF, Armand Duka.
Që prej mbërritjes së ekipit tonë përfaqësues në Gjermani, Duka nisi një show intervistash me media të huaja ku deklaronte se Shqipëria do fitojë Europianin, ku Shqipëria nuk e diskutonte aspak fitoren ndaj Italisë.
Me Kroacinë sipas Dukës trepikshi ishte në “xhep” dhe ndaj Spanjës do e kishim si ndeshje feste pasi me llogarite e tij do kishim “kryer punë” me kualifikimin.
Sot jemi përballë një realiteti që s’kishim dyshime, ku jemi të fundit në grup, por edhe të turpëruar nga një president Federate që u kthye në karagjoz para çdo sfide.
Si një person që i dilte Zot çdo rezultati të ndeshjes, a thua se po caktonte ndeshjet e Kampionatit shqiptar.
Nëse Kombëtarja shqiptare la gjurmë pozitive me performancën e saj dhe Tifozët që ishin gjëja më e jashtëzakonshme në këtë turne, Armand Duka do mbahet mend si i vetmi delirant shqiptar që na turpëroi të gjithëve./TEMA