Edhe këtë të martë Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, është vendosur që të mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa do të dëshmojnë tre dëshmitarët e thirrur.

Para anëtarëve të komisionit dhe personave të pajisur me leje për të qenë brenda mbledhjes, do të dëshmojnë ministri Taulant Balla, kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT së Policisë, Ervin Muça.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të ishte me dyer të hapura për median, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca, duke pohuar se ka sekrete hetimore.