Këngëtarja e talentuar Tayna, zëri i dhjetra hiteve dhe qindra miliona klikimeve prej kohësh ka qenë një një heshtje dhe nuk ka patur projekte të reja.

Siç kishte paralajmëruar para pak ditësh, ajo është rikthyer mbrëmë  me një këngë të titulluar ‘Si ai’,  që nisi të kthehej hit që në orët e para, por pas disa orësh, kënga u zhduk nga Youtube.

Shqetësimit të fansave të  artistes nga Kosova u është përgjigjur vetë ajo, duke theksuar se bëhet fjalë për një konflikt me ish-menaxherin e saj, Rinor Hykollin, më të cilin Tayna shkruan po përballet tek drejtësia. ‘‘Unë, për mua jam e Para!

Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.
Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.

Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë!Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!”, shkruan ajo në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Në fakt nuk është hera e parë që ka një konfkikt mes një artisti dhe menaxherëve, ku këta të fundit marrin të ardhura të majme nga puna e artistëve. Pasi marrëdhëniet prishen, në shumë raste menaxherët veprojnë kundër artistëve duke iu bllokuar projektet dhe kanalet e transmetimit.

Sipas gazetarëve në Prishtinë, e tillë është edhe situata e Taynës, e cila është viktimë e menaxherit të saj, i cili pasi ka marrë të gjitha benefitet nga artistja që u bë një nga më të kërkuarat në treg, sot që flasim nuk po e lejon artisten të promovojë projektet e reja duke përdorur të shkuarën e tyre si bashkëpunëtorë.

Nga ana tjetër, Tayna ka hapur një kanal të ri në Youtube ku kishte hedhur projektin e ri që i është fshirë, por duhet pritur të flasë drejtësia që të shohim projektet e reja po në këtë kanal në Youtube. https://www.youtube.com/@Tayna2024?app=desktop&fbclid=PAZXh0bgNhZW0CMTEAAaZtEh3yZC0q2jotLZUNX049WUee0TmDp55qLp3hg5pPXCRCCEdHJscWyNo_aem_AY1YoB94prGVz7YzIkeLqlrId7a6KR_EfHMY_nvRuGALeecUPNd0WTndP-o1VbKhOTui3-zS-96sIly1xBgxc7tS