Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej vitesh shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

Së fundmi moderatorja ka folur për thashethemet që po qarkullojnë se ajo dhe aktori do t’i japin fund beqarisë këtë verë.

Bora Zemani ka refuzuar të përgjigjet duke u shprehur se shtatzënia dhe martesa e saj komentohen çdo muaj.

“Ka zëra që martohesh këtë verë. Ti qeshe, qenka e vërtetë”, u pyet prezantuesja.

“Shtatzënia dhe martesa ime komentohen çdo muaj, çdo verë, çdo vit, si në formë thashethemi.

Me apo pa martesë, një nga golat e jetës sime është patjetër Donaldi. Kjo është e sigurte”, tha Bora Zemani në “Top Arena”.