Protestuesit e thirrur nga opozita para Parlamentit janë përplasur disa herë me policinë që ka krijuar një kordon për të mos lejuar afrimin e tyre pranë godinës ku po mbahet seanca plenare.
Dy efektivë kanë marrë lëndime të lehta gjatë përplasjes me një grup të vogël protestuesish, të cilët herë pas herë janë shtyrë me forcat e rendit duke tentuar të çajnë kordonin e policisë.
Pjesa më e madhe e njerëve që i janë përgjigjur thirrjes së Riethemelimit për protestën e sotme kanë qëndruar në distancë, duke mos u përzjerë me policinë.
Më herët protestuesit i vunë flakën gomave të vendosura në 2 lokacione të ndryshme përballë sallës së seancave plenare.