Nuk arritëm kualifikimin, por padyshim zhvilluam përballje të mëdha, në Euro 2024 dhe përveç meritës së lojtarëve, që zbritën në fushë e blertë, një meritë të madhe për këtë arritje ka edhe tekniku i Kombëtares sonë, Sylvinho, me strategun brazilian, i cili falë këtyre performanca ka fituar goxha “popullaritet”, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Këshut, sipas raportimeve më të fundit të medaive, për teknikun e “Legjionarëve” mësohet se një klub nga Liga NOS e Portugalisë ka bërë një ofertë zyrtare dhe duke qenë që braziliani nuk e ka firmosur ende rinovimin e propozuar gjatë muajit janar, gjithçka mbetet në ajër.
Megjithatë, Presidenti i FSHF, Armand Duka, siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për dy vite, në përgatitje të eliminatoreve të Botërorit, pasi vullneti për të vijuar bashkëpunimin është i dyanshëm.