Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Fifi ka deklaruar se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin. Një ditë më parë, ai tregoi sesi po shkon miqësia e tyre, ndërsa është shprehur se e ka lënë të qetë, ndërsa shprehet se pret që ai t’i shkruajë vetë.
“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”, tha Fifi në Top Arena.
Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.
Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.
“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës.
Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të.
Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.