Nga Aladin Stafa
Tre ditët e lëna pas kane qenë një eufori kolektive gati në të gjithë Europën ku sytë jane drejtuar drejt Gjermanisë, aty ku po zhvillohet kampionati europian i futbollit.
E ndërsa gara vijon, sot është rradha e Ukrainës për të luajtur ndeshjen e saj te pare pikerisht perballë Rumanisë. Ndonese per fansat, kjo eshte nje ndeshje jo shume interesante duke mos ofruar emra te medhenj nga arena futbollistike, kurioziteti prite të jetë kombetarjs e saj.
Sic e dime, Ukraina gjendet nen agresionin rus prej me shume se dy vitesh duke humbur shume territore ne pjesen lindore te saj, që ka sjellë mijera viktima dhe ka kolapsuar një vend te terë.
Por si mund te performoje nje kombetare ne te tilla kushte ?
Per te marre pjese ne kompeticione kaq te rendesishme jo vetem qe nevojitet nje shume e madhe parash, qe mesa duket eshte siguruar nga vete UEFA, lojtaret bashke me stafin psikologjikisht do duhet te demonstrojnë një forcë fizike e mentale për të trguar se janë aty.
Edhe pse nga pala ruse nje armëpushim duket larg ne horizont, lojtaret e Ukraines jane te detyruar me shume se kurre per ta perfaqsuar vendin e tyre me dinjitet dhe jo vetem.
Duke qene se futbolli eshte sporti me i ndjekur ne planet, ai eshte perdorur gjithashtu si nje platforme per te percuar mesazhe dhe për të ndergjegjsuar turmat. Nga ana tjeter policia gjermane ka marre masat e duhura per te eliminuar cdo simbol qe ka te beje me Rusine apo që mund t’i afrohet sado pak asaj. Pjesemarrja e Ukraines ne kete kompeticion tregon jo vetem per vleren futbollistike te tyre, por njekohesisht dëshmon ndër të tjera edhe për vemendjen e njerzve te cilet duket se e kane harruar qe po zhvillohet nje lufte ne kontinentin ku ata jetojne dhe se nga momenti ne moment, rreziku është fare pranë per nje perhapje te saj.
Edhe pse Ukraina vjen e derrmuar nga ana psiko-ekonomike, kontigjenti qe permban skuadra ka nje përgatitje te mire teknike e fizike me lojtare qe kane performuar mbi mesataren vitet e fundit.
Por a do te jene ata te afte per te treguar vlerat e tyre ? Mos ndoshta fanella e vendit ne keto kohe eshte me e rende sec duhet per ta ?
Te jesh profesionist nuk do te thote vetem qe te kesh njohuri tekniko-taktike, por gjithashtu psikologjikisht te jesh i forte, dhe te luftosh jo vetem per rezultatin por edhe per nje motiv, qe ne kete rast eshte burimi i shpresës së nje vendi qe duket sikur e ka humbur ate.
Populli ukrainas do t’i kete syte sot ne Mynih, aty ku ne ndeshjen e tyre te pare do te kene mundesi per te kenduar himnin e tyre, për të valëvitur flamurin dhe për t’i treguar Europës qe jane akoma aty, ne vijen e pare te frontit, te lodhur, të harruar por jo te dorezuar.
E njejta grintë parashikohet te shihet edhe tek lojtaret ne fushen e lojes, qe ndersa per ne eshte thjesht nje ndeshje futbolli, per ata do te jete skena e nje lufte ku patriotizmi dhe kombi do t’i kaloje 100 m e fushes se blerte. Nese protestat, thirrjet publike apo konferencat politike ishin shume pak per te pasur vemendjen e Europes, shpresojme qe futbolli edhe njehere, te beje heroin e kesaj dekade kaotike.