Ekuipazhi i Boeing Starliner është ankoruar në mënyrë të sigurt me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe ekuipazhi i anijes kozmike, astronautët e NASA-s, Butch Ëilmore dhe Suni Ëilliams, kanë mbërritur në bordin e stacionit pas problemeve që u shfaqën gjatë natës dhe të enjten. Kjo është hera e parë që astronautët kanë mbërritur në stacionin hapësinor përmes një anije kozmike Boeing Starliner.
Ankorimi ndodhi në orën 1:34 pasdite ET. U ndërmorën hapa për të siguruar lidhjen midis Starliner dhe portit të stacionit hapësinor, dhe ankorimi përfundoi rreth 20 minuta më vonë.
Wilmore dhe Williams u pritën me shumë përqafime nga shtatë astronautët tashmë në bord. Me ardhjen e tyre, tani janë nëntë persona që punojnë dhe jetojnë në ISS.
“Nuk jam i sigurt se mund të kishim marrë një mirëseardhje më të mirë,” tha Wilmore gjatë fjalëve përshëndetëse pasi u mblodh i gjithë ekuipazhi i stacionit. “Ne kishim muzikë. Meti po kërcente. Ishte e mrekullueshme. Çfarë vendi i mrekullueshëm për t’u kthyer.”
Pas një nisjeje të suksesshme që ishte një dekadë në përgatitje, misioni Starliner i Boeing përjetoi rrjedhjen e heliumit dhe humbje të përkohshme të shtytësve gjatë udhëtimit të tij në stacionin hapësinor, sipas NASA-s.
Pesë nga shtytësit e sistemit të kontrollit të reagimit dështuan në modulin e shërbimit, por dyshja ishte në gjendje të bënte që katër nga shtytësit të aktivizoheshin përsëri pas kryerjes së testeve.
Starliner pritej të ankorohej në stacionin hapësinor deri në orën 12:15, por problemi i shtytësit shkaktoi një vonesë prej një ore e 15 minutash. Starliner gjithashtu u përball me një problem tjetër gjatë udhëtimit të tij: rrjedhjen e heliumit.
Agjencia hapësinore tha të mërkurën vonë në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, se ishin zbuluar dy rrjedhje të heliumit. Një rrjedhje heliumi ishte zbuluar përpara nisjes dhe ishte konsideruar e pranueshme.
NASA dhe Boeing përcaktuan se ekuipazhi ishte i sigurt dhe i thanë dyshes që të flinin derisa të vazhdonin të shikonin të dhënat.
Ekuipazhi duhej të flinte për nëntë orë, por përpjekja për zgjidhjen e problemeve u ndërpre në një orë pushim.