Italia u eliminua nga Europiani pas disfatës 2-0 ndaj Zvicrës në Berlin, me kampionët në fuqi që i duhet të dorëzojë titullin. Trajneri i “Azzurrit”, Luciano Spalletti u shpreh i zhgënjyer për këtë disfatë, duke mos e justifikuar disfatën e turpshme.
“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën ishte ritmi. Ne kishim një ritëm shumë inferior ndaj tyre në pjesën e parë. Edhe në lojtarët individualë, ishte një ritëm tjetër.
Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq.
Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, kemi nevojë për më shumë vazhdimësi dhe sakrifica. Shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, u shpreh Spalletti pas përfundimit të sfidës.