Flitej prej kohësh, por për mediat italiane nuk ka më asnjë dyshim. Pas tre vitesh, Elseid Hysaj do të largohet nga Lazio. Anësori kuqezi nuk bën më pjesë në planet e klubit, me Lazio-n që po punon për të gjetur një anësor të ri, objektivi i tyre kryesor është Patrick Dorgu i Lecces.
Në fakt, që pas largimit të Sarri-t, Hysaj shihej nga mediat si i sakrifikuari i parë. Për momentin nuk është e qartë se ku pritet të vijojë karrierën e tij Hysaj.
Diskutimi mbi të ardhmen e tij pritet të spostohet pas Euro2024, ashtu si për të gjithë legjionarët kuqezi që do të jenë në qendër të vëmendjes.