Sllovenia mori një barazim 1-1 kundër Danimarkës në Shtutgart, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.
Në fillim arritën të shënojnë danezët me anë të Eriksen që në minutën e 17-të të lojës. Sllovenët provuan shumë që të gjenin baraspeshën, madje “ylli” i tyre Sheshko, goditi edhe shtyllën në minutën e 75-të. Goli i barazimit do vinte në të 77-tën minutë për sllovenët ku Janza, edhe pak me ndihmën e fatit arriti të mposht “murin” Shmajkëll.
Sllovenia do të përballet me Serbinë në ndeshjen e radhës me datë 20 qershor, ndërsa Danimarka e ka me Anglinë në po atë datë.#