Dita e tretë e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ nisi me fitoren 1-2 të Holandës kundër Polonisë. Në stadiumin e Hamburgut ‘Tulipanët’ përmbysën ndeshjen dhe marrin kryesimin e Grupit D me tri pikë, teksa presin ndeshjen mes Austrisë dhe Francës që luhet nesër për këtë grup.
Me fillim në 15:00, ishin polakët që shënuan të parët me Buksa pas vetëm 16 minutash lojë. Holanda e Koeman nuk u dorëzua dhe barazoi me Cody Gakpo në të 29 minutë, para se Ueghorst në të 83 minutë të shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Holandën.
“Tulipanët” marrin tri pikë me vlerë dhe ndeshjen e radhës e luajnë kundër Francës më 21 qershor. Këtë të dielë në program janë dy ndeshjet e Grupit D.Në 18:00 luhet Slloveni – Danimarkë dhe në 21:00 Serbi – Angli.