Sulmuesi i Italisë, Gianluca Scamacca ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së parë të së shtunës kundër Shqipërisë. Sulmuesi italian ka vlerësuar kombëtaren kuqezi, por ka theksuar se beson se skuadra “e kaltër” do të debutojë me fitore në Euro 2024.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse kushdo që është këtu, në Kampionatin Evropian, është i fortë. Ne duhet të përqendrohemi te vetja sepse kemi një grup të fortë.
Shqipëria është e frikshme, është një moment i rëndësishëm për ne, për mua dhe jam në formë të mirë për momentin dhe shpresoj që të shënoj gola”, ka thënë mes të tjerash Scamacca.