Zvicra mundi 2-0 Italinë duke e eliminuar nga Europiani 2024. Sipas Flashscore dhe Sofascore, Barella ishte një dështim për italianët, ndërsa Xhaka një lider te Zvicra.

Sipas të dyja faqeve të specializuara, lojtari më i mirë në fushë ishte Ruben Vargas i vlerësuar me notën 8.4, teksa po i njëjti u shpall edhe nga UEFA si “Njeriu i Ndeshjes”.

Tek Italia lojtarët më të vlerësuar ishin Federico Chiesa, Nicolo Fagioli dhe Bryan Cristante (6.9).