Autoritetet greke kanë arrestuar 13 anëtarë të ekuipazhit të një jahti me dyshimin për zjarrvënie.
Thuhet se ekuipazhi lëshoi fishekzjarrë në ishullin e njohur turistik të Hidrës për të argëtuar mysafirët, por shkëndijat i vunë flakën pyllit të vetëm me pisha.
Të dyshuarit fillimisht u përpoqën të shuanin flakët më pas thirrën zjarrfikësit dhe u larguan nga zona.
Kryetari i bashkisë së ishullit shprehu zemërimin në një intervistë televizive, duke thënë se çfarëdo që të bëjnë autoritetet qendrore, komuniteti i ishullit gjithashtu do të ngrejë akuza kundër të përfshirëve.