Nuk mund të kishte nisje më të bukur të sfidës, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë, që kanë arritur të gjejnë avantazhin të parët, përballë Kroacisë.

Një krosim perfekt nga Jasir Asani është devijuar siç duhet nga “fantazisti” i mesfushës, Qazim Laçi, i cili dërgon topin në rrjetën e Livakovic. Rezultati shkon në 0 me 1.