Juristi i njohur, Romeo Kara ka paralajmëruar “ditë të zeza” për ish-ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, për të cilin Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetim pasuror.
Në një intervistë për gazetën “SOT”, juristi Kara thotë se duke parë numrin e lartë të pronave të Flamur Nokës dhe çmimet e deklaruara që janë mjaft larg nga vlera e tregut, ai do ta ketë shumë të vështirë që të dalë nga ky hetim pa u lagur.
Juristi përmend edhe akuzat e lëshuara përpara pak kohësh nga Gazmend Bardhi ndaj tij, pronat e vëna përgjatë kohës kur ishte ne pushtet si sejmen i Berishës.
Nga ana tjetër, i pyetur për të ardhmen politike të Sali Berishës, Romeo Kara u shpreh se ajo do t’i përkasë një turpi të pashoq, diskreditimi dhe degradimi total politik, mental dhe moral të tij.
-Zoti Kara, si e shikon protagonizmin e Flamur Nokës? Duket sikur po e mbron me zell Berishën. Keni një koment?
Padyshim që Flamur Noka po e mbron me shumë zell Sali Berishën, pasi e vetmja rrugë që ka ndjekur ai dhe shumë të tjerë si ai brenda PD-së, për të bërë karrierë në PD dhe politikë, ka qenë vetëofrimi si ushtarë besnikë të tij, familjes së tij dhe klanit të tij.
Jo vetëm brenda PD-së, por edhe në PS, PL e kudo, karriera politike bazuar në vlerat e vërteta dhe meritokracinë ka vdekur pa lindur mirë, duke instaluar puthadorjen si çelësin e saj dhe kushtin kryesor për arritjen e saj. Bjerrja morale e krejt politikes shqiptare dhe sidomos asaj berishiste, ka bere qe maskat te bien dhe liderët të dalin lakuriq, ashtu siç janë të zinj dhe mëkatarë të rrethuar nga ushtarë mediokër që gjithashtu janë bashkëmëkatarë me ta.
Noka sigurisht që militon në politikë për llogari të padronit te tij Berisha, por edhe për hallin e tij tashme qe ka lidhur me hetimet pasurore që janë hapur përkundrejt tij. Nuk i kemi harruar akuzat e lëshuara përpara pak kohësh nga Gazmend Bardhi ndaj tij, pronat e vëna përgjatë kohës kur ishte ne pushtet si sejmen i Berishës. Mjafton ky fakt për t’ia kuptuar hallin berishianit Noka. Për mua është thjesht një ushtar i denjë i liderit më të zi të politikës shqiptare. E meriton plotësisht këtë grade.
-Ndaj Nokës, SPAK ka nisur hetimet referuara nje kallëzimi të bërë nga Idajet Beqiri. Mendoni se do ketë telashe, ndërkohë që zoti Noka thotë jam i pastër?
Këtë gjë do ta thotë më mirë hetimi pasuror, por në perceptimin tim, duke parë numrin e lartë të pronave dhe çmimet e deklaruara që janë mjaft larg nga vlera e tregut, mendoj që ai do ta ketë shumë të vështirë që të dalë nga ky hetim pa u lagur. Kur fillon hetimi dhe flet drejtësia, retoriken nuk e merr me parasysh askush.
Shpresoj që hetimi pasuror te behet sa me i sakte, duke përfshirë edhe shpenzimet e përditshme të cilat do te kenë një rol shume domethënës kur te behet me pas justifikimi i pagesave te kredive bankare. Ajo qe unë dua të theksoj është qe: për faqen e tyre të zezë, ky popull është varfëruar dhe shpërfytyruar, ndërkohë që politikanët pushtetarë pasurohet përtej imagjinatës. Këtë e kam për të gjithë pa përjashtim përfshirë këtu edhe ushtarin Noka.
-Pati debate për mandatin e Berishës, duke qenë se prej 20 dhjetorit të vitit që shkoi ai nuk ka shkuar në Parlament. Keni një koment pse Lindita Nikolla nuk ia dogji mandatin?
Ligji ka vend shumë për interpretim në këtë pikë. Sidoqoftë, ai duhet të shijojë një dalje të merituar nga politika, me turp dhe diskretituese, nëpërmjet një ndëshkimi shembullor nga drejtësia, i zhveshur nga të gjitha pasuritë që iu ka grabitur shqiptarëve, duke u bërë një shembull dekurajues për zullumqarët dhe motivues për të gjithë shqiptarët e ndershëm.
-Kush është e ardhmja e Sali Berishës?
Jam plotësisht i sigurt se, e ardhmja e tij do t’i përkasë një turpi të pashoq, diskretitimi dhe degradimi total politik, mental dhe moral të tij. Ai tashmë e ka vulosur pakthim të ardhmen e tij e cila po lexohet qartë jo vetëm nga ne, por edhe nga vetë ai.
E shoh të rrënuar politikisht atë dhe klanin e tij, pavarësisht aksioneve destabilizuese që iniciojnë herë pas here, të zhveshur nga çdo risi apo retorikë normale politike, të shqetësuar më shumë për të kaluarën e tyre se për të ardhmen dhe të ushqyer me shpresën e vetme, që shpëtimi i tyre qëndron vetëm tek destabilizimi i Shqipërisë.
Të ardhme më të katranosur se Salziu, pak kush do të ketë në Shqipëri, sidomos nëse marrim parasysh, që ajo do të përfshijë padyshim edhe familjen e tij, tashmë të certifikuar nga USA dhe UK si armiq te demokracisë dhe shtetit ligjor.