“Mendoj se edhe goli i hershëm na tronditi. Sipas meje, meritonim të shënonim disa gola të tjerë”.
“Rrezikuam pak në fund, në këtë nivel gjithçka mund të ndodhë. Kjo është ajo ku ne duhet të përmirësohemi, duke vrarë ndeshjet që dominojmë”, tha Chiesa, që u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA, pasi i shkaktoi probleme të vazhdueshme Shqipërisë në krahun e djathtë.
“Duhej ta vrisnim më herët, pasi gjithçka mund të ndodhë në Evropë. Mund të kishim më shumë pasime vertikale, por trajneri dëshiron të mbajë kontrollin e lojës. Ky është një fillim i mirë me të vërtetë, pasi njerëzit mendonim se ishim dobët, por ne patëm një paraqitje të shkëlqyer dhe tani do të jemi përballë një ekipi të mrekullueshëm si Spanja”, u shpreh ai.