Garë spektakolare në Çmimin e Madh të Austrisë, që pa fitues britanikun e Mercedes, George Russell, i cili fiton kështu garën e dytë në karrierën e tij.
Emocione të shumta ndodhën gjatë kësaj gare, me Verstappen dhe Norris që ishin kokë më kokë deri në xhiron e 64, aty ku patën një kontakt, që i detyroi të dy ata të futeshin në bokse, gjë e cila solli vendin e parë të Russell.
Më pas Norris u tërhoq nga gara, ndërsa Verstappen u rikthye sërish, duke e mbyllur në vendin e pestë me xhiron më të shpejtë. Sa i përket podiumit, në vendin e dytë u rendit Oscar Piastri, ndërsa kishte festë dhe për Ferrarin, me Sainz që doli i treti.
Lewis Hamilton e mbylli në vendin e katërt, ndërsa Leclerc nuk shkoi më shumë se vendi i 11-të, duke dalë nga gara pa pikë. Max Verstappen dhe Red Bull vazhdojnë të kryesojnë kampionatin, teksa tashmë duket se gara po bëhet vetëm për vendin e dytë.