Ish-sulmuesi i shquar i Tiranës, Indrit Fortuzi, shfaqet në kryeqytet pas 9 vitesh. Idhulli i tifozëve bardheblu, ka ardhur në Tiranë për të takuar miqtë dhe dashamirësit e tij.
Gazetari i Ora News, Altin Sulçe, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një foto me Fortuzin, ku shkruan: “Me shokun tim Indrit Fortuzi në Tiranë”.
Kjo vizitë e beftë e ish-sulmuesit në Tiranë, tregon se ai i ka zgjidhur problemet financiare dhe i ka hedhur pas krahve gjithçka ndodhi në të kaluarën.